Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer me sukses, për herë të parë në Kosovë, dy operacione që kanë të bëjnë me krijimin e fistulësarterio-venoze për hemodializimin e pacientëve.
Fistula arterio-venoze është komunikim dhe qarkullim i gjakut në mes arteries dhe venës.
“Rasti i parë, bëhet fjalë për pacienten X.H e moshës 50 vjeçare, me pamjaftueshmëri kronike të veshkave, e cila në duar i kishte të harxhuara të gjitha venat sipërfaqësore për krijimin e FAV. Në këtë situatë zgjidhje e mirë mbeti shfrytëzimi i njërës prej dy venave të thella të krahun e majtë dhe përdorimi i saj për krijimin e FAV. Operacioni është realizuar me dy akte: Në aktin e parë së pari është prerë venë e krahut në regjionin e bërrylit, duke e bashkuar me arterien e krahut, me anastomozëtermino-laterale (fund i venës - skaji i jashtëm i arteries).Akti i dytë: Pas 4 jave funksionimi të kësaj FAV është bërë superficalizmin dhe transpozicionin e kësaj vene ( venën e thellë të krahut është zhvendosur nga thellësia në sipërfaqe dhe nga pjesa e brendshme në pjesën e jashtme të krahut, që ketë qasje më të lehtë për shpim me gjilpërë gjatë kohës së hemodializës”, thuhe t në një komunikatë të QKUK.