Londra ia ‘prishë matematikat’ Serbisë në OKB, reagon edhe kryeministrja Bërnabiq

Lajme

Londra ia ‘prishë matematikat’ Serbisë në OKB, reagon edhe kryeministrja Bërnabiq

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 14:23
Ana Brnabiq

Britania e Madhe edhe “de jure” nesër do ta marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit. Në listën e temave që do të diskutohen për muajin e gusht nuk është përfshirë Republika e Kosovës. E ky veprim i Londrës zyrtare ka nxitur reagime nga Qeveria e Serbisë.

Kryeministrja, Ana Brnabiq e ka quajtur të papranueshme një vendim të tillë. “Mendoj se kjo është një gjë e keqe … sidomos nga një vend që del nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Brnabiç.

Ajo përmendi Samitin e Kryeministrave të vende të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Londër.

“Nuk mund ta kuptoj që njëra palë dëshiron ta mbajë këtë takim nga njëra anë dhe nga ana tjetër nuk dëshiron të përfshihet në agjendën e Kosovës. Kjo është politikisht e padiskutueshme dhe e papranueshme”, ka thënë Bërnabiq.

Ndryshe, edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Britanisë së Madhe nuk i intereson qëndrimi serb. “Kjo për ne është një porosi e qartë”, ka thënë Daçiq për Novosti.

Sipas mediumit nga Beogradi, këtij qëndrimi po i kundërvihen Kina dhe Rusia, ndërsa rezultati i kësaj do të merret vesh deri në fund të javës. Por, raporti tremujor i Sekretarit të OKB-së megjithatë do të përgatitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat