I dyshuari për vrasjen e 22 vjeçarit, i rrethuar vazhdimisht nga politikanët e artistët e Kosovës

Lajme

I dyshuari për vrasjen e 22 vjeçarit, i rrethuar vazhdimisht nga politikanët e artistët e Kosovës

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 13:56
I dyshuari për vrasjen e 22 vjeçarit, i rrethuar vazhdimisht nga politikanët e artistët e Kosovës (Foto)

Mbrëmë rreth orës 23:00 një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Burimet e mediave brenda Policisë së Kosovës thonë se i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatlind Arifi, 22-vjeçar, është Liridon Uruqi, i njohur për të kaluarën e tij problematike.

Nëse kërkon në rrjete sociale me emrin e të dyshuarit, aty gjenden një numër i konsiderueshëm imazhesh të tij me disa prej emrave më të njohur të estradës, por edhe nga politika.

Gold Ag, Shyhrete Behluli, Leonora Jakupi, Cozman, Fero, Blunt dhe Real, Fero; janë disa prej artistëve me të cilët Liridon Uruqi posedon fotografi në rrjete sociale.

Madje, në disa raste ai ka pozuar edhe pranë kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe deputetit, Daut Haradinaj.

Megjithatë, nuk dihet nëse ky person ka raporte të afërta me këto fytyra publike apo vetëm ka ndarë nga një imazh me ta.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat