Fqinjët rrëfejnë gjithçka për vrasjen e ish-avokatit të Millosheviqit

Lajme

Fqinjët rrëfejnë gjithçka për vrasjen e ish-avokatit të Millosheviqit

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 09:11
Dragosllav Misha Ognajoviç

Mbrëmë është ekzekutuar me armë zjarri ish-avokati i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, Dragosllav Misha Ognajoviç (56 vjeç). Ai u vra rreth orës 7 e 30 të pasditës në lagjen ‘Beogradi i Ri’.

Në momentin e vrasjes ai ishte së bashku me djalin e tij, Petar (26 vjeç), i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur, marrë nga Vercernje Novosti. Menjëherë pas rastit, ai u transportua në Qendrën e Emergjencave, ndërsa policia kishte bllokuar mënjëherë rrugët, dhe kanë kontrolluar të gjitha makinat e dyshimta dhe kalimtarët.

“Kam dëgjuar tre ose katër të shtëna, por mendoja se ishin fals”, ka thënë një prej dëshmitarëve.Ai ka treguar edhe çfarë ka dëgjuar në momentin e të shtënave.“Bab”, ishte thirja që kishte dëgjuar, dhe më pas ishte nisur drejt vendit të ngjarjes ku kishte parë djaloshin e ri me një këmishë gri të mbuluar me gjak, gjakun e tij, apo ndoshta të babait, thotë dëshmitari.

Ndërkohë fqinjët thonë se disa sekonda pas të shtënave kanë parë një burr të veshur me të zeza, i cili vraponte dhe largohej nga lagjia.Ndërkohë rasti tani është në dorë të autoriteteve policore.“Inspektorët u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes pas ngjarjes, dhe u angazhuan njësitë e tjera të policisë që kërkojnë intensivisht kryerësin. 

Anëtarët e MUP-it, në bashkëpunim me zyrën e prokurorisë kompetente, janë duke marrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme në mënyrë për të zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kryesi i veprës penale është arrestuar “, tha Kovacevic zyrtar policor.Përndryshe Dragosllav Ognjanoviç ishte një nga avokatët më të mirë në Serbi dhe njëkohësisht një kandidat i Partisë Socialiste të Serbisë për deputetë. Ai kohët e fundit deklaroi se kishte “shumë raste serioze, por se kurrë nuk kishte marrë kërcënime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat