Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në qendër të Ulqinit

Lajme

Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në qendër të Ulqinit

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 07:09
Shtatorja e Skënderbeut

Shtatorja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të vendoset në një rrethrrotullim në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.

Këtë lajm për “Portalin Ul-info” e konfirmoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu.

Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat