Vritet në Beograd ish-avokati i Millosheviqit

Lajme

Vritet në Beograd ish-avokati i Millosheviqit

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 23:06
Vritet në Beograd ish-avokati i Millosheviqit, Dragoslav Ognjanoviq

Avokati i njohur serb, Dragoslav Ognjanoviq, u vra të shtunën para banesës së tij në Beograd.

Policia është ende në vend të ngjarjes ndërsa rrugët përreth vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Ognjanoviq ishte pjesë e ekipit ligjor të ish-presidentit serb, kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviq derisa ishte gjithashtu avokat mbrojtës në disa raste të profilit të lartë, si raste të grupeve mafioze në gjykatat serbe dhe malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat