LDSH, shprehë ngushllime me rastin e vdekjes së Adem Demçait

Lajme

LDSH, shprehë ngushllime me rastin e vdekjes së Adem Demçait

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 06:17
Adem Demaçi

LDSH ka shprehur ngushllime me rastin e vdekjes së Adem Demçait.

Njoftimi i plotë:

Me vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçit, Kosova ka humbur njërën nga figurat më emblematike, të rezistincës, paqes, humanizmit, letërsisë dhe të rrugëtimit të sajë për liri dhe pavarësi. Figura e Adem Demaçit është respektuar gjithandej trojeve shqiptare, andaj edhe lajmi për vdekjen e tij ka tronditur anë e mbanë botën shqiptare. Me këtë rast Lidhja Demokratike Shqiptare në Malt të Zi, shpreh ngushellime me rastin e vdekjes se Mandeles shqiptar. Ngushellimet i drejtohen familjes, bashkvuajtësve dhe miqve të tij. Por me vdekjen e tij nuk humbin vetëm ata. Me vdekjen e Demaçit humbin Kosova dhe populli shqiptar, humbin nje simbol të rezistencës dhe sakrifices per të miren e pergjithshme. U preht ne paqe maratonomaku shqiptar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat