SMS-i i rrejshëm që u shpërnda sonte për rrezet e rrezikshme afër Tokës

Lajme

SMS-i i rrejshëm që u shpërnda sonte për rrezet e rrezikshme afër Tokës

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 00:51
Ilustrim

Në rrjete sociale ka  qarkulluar një SMS ku thuhej se sonte pas mesnate do të jetë e rrezikshme të mbahet telefoni afër. Mirëpo, ky pretendim ka qarkulluar  për vite dhe i njëjti nuk ka asnjë kuptim shkencor.

Kësisojë, ky SMS pasqyronte se rrezet kozmike do të kalojnë pranë Tokës, duke shkaktuar kështu efekte anësore në trupin e njeriut.

“Sonte, nga ora 00:30 deri 03:30 mos harroni të fikni telefonin, telefonin celular, tabletën, etj. Dhe ta largoni atë nga trupi juaj. Singapore TV njoftoi këtë lajm. Ju lutem tregoni familjen tuaj dhe miqtë tuaj. Sonte, nga 00:30 deri në 03:30, planeti ynë do të jetë me një rrezatim shumë të lartë. Rrezet kozmike do të kalojnë pranë Tokës. Pra, ju lutemi të fikni telefonin tuaj celular. Mos e lini pajisjen afër trupit, mund të shkaktojë dëme të tmerrshme. Nëse nuk besoni, mund të kontrolloni në Google dhe NASA BBC News. Dërgo këtë mesazh për të gjithë që doni dhe ju duan”, ishte SMS që qarkulloi nëpër rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat