Jepet leja: Shtatorja e Skënderbeut në qëndër të Ulqinit

Lajme

Jepet leja: Shtatorja e Skënderbeut në qëndër të Ulqinit

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 15:43
Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendos në rrethrrotullim, në qendër të qytetit, tek ndërtesa e Komunës së Ulqinit.

Këtë lajm pë vërtetoi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar.

Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Përndryshe, ai në Ulqin kishte shtëpinë, të cilën pas vdekjes së tij në vitin 1468 e trashëguan kushërinjtë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat