Partia FJALA ka shprehur ngushëllime për vdekjen e basketbollistit të Kosovës, Gazmend Sinani.
Letra e plotë:
Ngushëllime familjes Sinani,
ngushëllime basketbollistëve të Kosovës,
ngushëllime qytetarëve të Kosovës
Me pikëllim sot morrëm lajmin për vdekjen e basketbollistit dhe reprezentuesit të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Gazmend Sinanit.
Ai vdiq në aksident në një moshë të re.
Por Gazmendi ka lënë gjurmë në basketbollin e Kosovës si një profesionist i vërtetë.
Ne FJALA shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sinani, për gjithë basketbollistët e Kosovës dhe për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.