Balli Kombëtar Demokrat përmes një telegrami ka shprehur ngushëllimet për famijen dhe dashamirët e legjendës së Futbollit, Fadil Vokrrit.
BKD thotë se me pikëllim të thellë e ka marr lajmin për vdekjen e hershme të z. Vokkri i cili i dha shumë Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.
“Kosova, përvec që humbi një emër të madh që ka bërë shumë për sportin tonë, ka humbur edhe ambasadorin i cili bëri shumë për shtetin e Kosovës.
Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte një ndërë meritat më të mëdha të Fadil Vokrrit, i cili nuk u ndal asnjëherë së punuari për ndërkombëtarizmin e sportit dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimi.
Ky është telegrami i plotë i BKD:
Telegram ngushëllimi për legjendën e Futbollit, Fadil Vokrrit
Balli Kombëtarë Demokrat, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e Legjendës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.
Vdekja e hershme e Fadil Vokrrit ka shokuar të gjithë opinionin shqiptar. Ai ishte futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në shqiptari.
Kosova, përvec që humbi një emër të madh që ka bërë shumë për sportin tonë, ka humbur edhe ambasadorin i cili bëri shumë për shtetin e Kosovës.
Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte një ndërë meritat më të mëdha të Fadil Vokrrit, i cili nuk u ndal asnjëherë së punuari për ndërkombëtarizmin e sportit dhe shtetit të Kosovës.
Ngushëlliime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëvë.
Lamtumirë Legjendë!
Balli Kombëtarë Demokrat