MPB deklarohet rreth kërkesës së “dëshmitarit X” për azil

Lajme

MPB deklarohet rreth kërkesës së “dëshmitarit X” për azil

Më: 31 maj 2018 Në ora: 11:37
Albert Veliu

Shtetasi i Shqipërisë, Albert Veliu, i njohur edhe si “dëshmitari X” në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj, po vazhdon të qëndroi në Kosovë edhe pas ndalimit që iu bë prej autoriteteve të Kosovës gjatë fundjavës.

Veliu, ka parashtruar kërkesë për azil në Kosovë me pretendimet dhe frikën se sapo të dorëzohet në Shqipëri, ai mund të vritet.

Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë përgjigje konkrete në pyetjet e dërguara.

Sipas një përgjigje të përgjithësuar, MPB ka lënë të kuptohet se kërkesa e Veliut mund të marr kohë deri në gjashtë muaj.

“Në pajtim me legjislacionin në fuqi përkatësisht neni 49 i Ligjit për Azil procedura e azilit nuk është e hapur për publikun. Në parim procedura e azilit zgjat 6 muaj dhe të drejt për të kërkuar azil kanë secili shtetas i huaj apo person pa shtetësi. Pas paraqitjes së kërkesës për azil shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi do të intervistohet në një kohë të arsyeshme me qëllim të përcaktimit të statusit të mbrojtjes”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Shkrimin e plotë mund të lexoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat