Sheshel kërcënon: Mezi presim që të nisemi ta çlirojmë Kosovën serbe

Lajme

Sheshel kërcënon: Mezi presim që të nisemi ta çlirojmë Kosovën serbe

Më: 30 maj 2018 Në ora: 22:35
Vojsllav Sheshel

Lideri radikal serb, Vojsllav Sheshel, ka protestuar kundër festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që sot ka nisur në Beograd.

Ai gjatë protestimit bashkë me shumë anëtarë të partisë së tij, ka paralajmëruar se do t’i vizitojë të dënuarit për vrasjen e Zoran Gjingjiq, duke thënë se ata janë heronj dhe se “Serbia është duke pritur për të dy që  ta çlirojnë Kosovën”.

“Dua  t’ua përcjell një mesazh të fortë që Serbia është duke pritur për Legijan dhe Zvezdan që ta çlirojnë Kosovën serbe së bashku”, ka thënë Sheshel.

Radikali serb ka paralajmëruar se këtë vizitë në burg te Millorad Ulemek dheZvezdan Jovanoviq  do ta bëjë gjatë të premtes, ku dhe siç ka thënë so t’ua përcjell mesazhin për “clirimin e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat