Përfundojnë edhe për sot kërkimet për policët e zhdukur

Lajme

Përfundojnë edhe për sot kërkimet për policët e zhdukur

Më: 30 prill 2018 Në ora: 20:11
Kërkimet për policët e zhdukur

Operacioni i kërkimit të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë zhdukur pasi që me veturën e tyre zyrtare ranë nga rruga Kaçanik – Hani i Elezit në rrjedhën e lumit Lepenc kanë përfunduar edhe për sot.

Në një prononcim për Kallxo, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, tha se operacioni i sotëm po përfundon për shkak se tashmë është errësuar.

Kryetari Suma nuk e përjashtoi mundësinë që kërkimet gjatë ditës së nesërme të rinisin në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Operacioni në kërkim të policëve të zhdukur ka nisur të shtunën në mbrëmje, pak kohë pas aksidentit, ka vazhduar dje gjatë gjithë ditës sikurse edhe sot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat