Irinej: Çështja e Kosovës një nga problemet kryesore të Kishës

Lajme

Irinej: Çështja e Kosovës një nga problemet kryesore të Kishës

Më: 30 prill 2018 Në ora: 11:45
Patriarku Irinej

Një nga problemet qendrore me të cilat ballafaqohet Kisha dhe populli ynë është çështja e Kosovës, e cila ka kohë që është nën pushtim, tha Patriarku Irinej në fillim të seancës së rregullt të Asamblesë së Shenjtë të majit në Patriarkanën e Pejës.

“Me vullnetin e fuqisë së kësaj bote, vendi ynë i shenjtë toka e Kosovës dhe Metohisë, pësoi së pari një humbje të madhe, më shumë se të gjitha vuajtjet e mëhershme në historinë e saj, në fund ajo do të ndahej nga Serbia dhe do të shpallte një shtet të pavarur shqiptar, të paktën bëri një përpjekje”, tha ai.

Nga Patrikana e Pejës, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriku Irinej ka përçuar mesazhe provokuese duke thënë se “një nga problemet qendrore me të cilat përballet Kisha dhe populli serb është çështja e Kosovës, e cila prej kohësh është nën pushtim”. Patriarku Irinej në fillim të seancës majit rregullt e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Patrikanën e Pejës.

“Me vullnetin të fuqishmëve të kësaj bote, toka e jonë e shenjtë e ‘Kosovës dhe Metohisë’ paraprakisht përjetoi vuajtjen më të madhe, që ka tejkaluar të gjitha vuajtjet e mëparshme në historinë e saj, në mënyrë që në fund të shkëputet nga Serbia dhe të shpallet një shtet i pavarur shqiptar, të paktën është në përpjekje. Më parë, ndodhi ndjekja e popullit serb, numerikisht më e madhja nga të gjitha ndjekjet dhe shpërnguljet e deritashme, kështu që pjesët e qendrore të Kosovës dhe Metohisë kanë mbetur krejtësisht pa popullatë serbe”, ka thënë patriku Irinej, në fillim të Kuvendit të rregullt të majit të e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Patrikanën e Pejës. Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Serbe, të cilin e transmetojnë mediat serbe, patriku Irinej ka thënë se “Serbia është duke bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur dhe ruajtur ‘Kosovën dhe Metohinë’, por fuqitë evropiane dhe amerikanët nuk kanë ndjenja për drejtësinë dhe të vërtetën”.

“Problemi më i madh për neve, kur është fjala për Kosovën dhe Metohinë, është fakti se kemi mbetur një numër i vogël. Është të bëhet më shumë në kthimin e popullatës. Në Prizren jetojnë dhjetëra serbë, e situatë e ngjashme është edhe në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë … Ka pak vullnet për kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre, kurse ata që duan ta bëjnë këtë, nuk kanë ku të kthehen “, tha patriarku serb.

Ai përkujtoi se Serbia ndan mjete të konsiderueshme financiare për njerëzit dhe Kishën në Kosovë dhe Metohi, dhe se ndihmojnë edhe individë të ndryshëm. Patriku Irinej theksoi se mbajtja e Kuvendit të Sinodit të Shenjtë në Patrikanën e Pejës, është një inkurajim i madh për popullin serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat