19 vjet pas vrasjes së Shaban Avdiut

Lajme

19 vjet pas vrasjes së Shaban Avdiut

Nga: Sadri Rexhepi Më: 30 prill 2018 Në ora: 06:22
ilustrim

Shaban Avdiu   u lind në fshatin Dardhishtë të Besianës. Rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare, por me një traditë shumë të pasur kombëtare. Shabani shkollën fillore e kreu në fshatin Tërnavë, ndërsa të mesmën Gjimnazin në Besianë.  Si nxënës   ishte pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1989. Ai përkohësisht   e ndërpreu shkollimin për arsye të ndryshme, duke u detyruar të punojë punë të ndryshme në ndërtimtari së bashku me vëllezërit  e tij.

Periudhën  okupuese dhjetëvjeqare (1989-1999) sikurse gjithë shqiptrët edhe Shabani e përjetoi shumë rëndë me shpërthimin e spirales së dhuës nga soldateska serbe,  duke parë gjithë atë që ndodhte  mbi popullin tonë, Shabanit i lindi ideja që edhe ushtrakisht t’i vijë në ndimë popullit duke u radhitur në ballë të forcave çlirimtare dhe duke iu bashkangjitur bijëve dhe bijave më të dëshmuara të kombit tonë. Shabani në radhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës u inkuadrua në fillim të qershorit të vitit 1998,  së pari në njëstin   Kështjella 26. Ai kishte marrë pjesë pothuajse në të gjitha betejat që ishin zhvilluar në Gllamnik, Penuhë,  Godishnjak, Bellopojë, Halabak, Tërnavë e Sharban. Shabani si nxënës ishte i urtë dhe i sjellshëm. Si fëmijë që ishte,  i shihej zjarri i dëshirës për mësim dhe atdhedashuri.  Trimëria dhe heroizmi i Shabanit është një vazhdimësi e amanetit të Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, Agim Ramadanit, Sali Cekut, Jetullah Islamit, Hyzri Tallës e shumë të tjerëvë që u angashuan për  lirinë e Kosovës. Emri   i tij  simbol dhe u skalit ne faqet e historisë me të re. Gjaku i tij i njomë, skuqi tokën e Kosovës martire, bashkë  me lulekuqet e pranverës.  Shabani iku fizikisht nga ne dhe shkoi ne pavdekësi. Ai është  gjallë dhe është  kudo në mesin tonë. 

Krismat  e automatikut të  tij dalloheshin nga te gjitha krismat e tjera. Ato u benë  kambanë kushtrimi për  lirinë e atdheut.  Gjaku i derdhur u bë dritë që do të shndrisë  shtigjeve të ardhmërisë  kombëtare shqiptare. Shabani iku dhe u bë  lule në pranverën  e lirisë,  që po në atë vit, populli shqiptar i Kosovës  shkëputi  përgjithmonë  prangat e robërisë.  Me ndihmën e miqve dhe aleatëve tanë  duke i ndihmuar,  forcat  tona çlirimtare arritën lirinë, të cilën po e gëzojmë ne sot.

 Varri  i Shabanit  nuk    është  varr,  por muranë  lavdie sepse po të  kishte edhe më  shumë  jetra,  të  gjitha do t’i  flijonte për lirinë  e  popullit.  Zemra dhe shpirti i tij   përplotë  paqe e dashuri. E donte  popullin dhe të drejtën. E urrente robërimin edhe nënshtrimin. Njerëzit  përballë  tij ishin të barabart edhe mundohej qe gjithmonë ti bashkonte ata me fjalën besa –besë. Vetë fakti i angazhimit ushtarak, në  cilesinë e ushtarit të rregullt dhe të disiplinuar, tregojnë  virtytet  dhe gatishmërinë e tij që ai ishte i gatshëm dhe i përgaditur në çdo kohë. Shabani dhe  shumë moshatar të  tij që  ranë në altarin e lirisë si Shefqet Zeka, Shefki Kuleta, Hasan Mustafa, e të tjerë,  si dhe në  mesin e të gjallëve :Nustret   Kuleta, Mustaf Murseli, Afrim Kuleta ‘’Sugari’,  Ilir Emini, Selamet Mustafa, Izet Ramadani’’ ballisti ‘‘  Zenl Ramadani e shumë të  tjerë që kontribuan  në  çështjën kombëtare, qoftë me punë  e qoftë  me pushkë ishin nxënës të mij dhe më kanë berë të jem krenar sepse frymëzimi im gjatë shkollimitë tyre paska qenë shumë pozitiv dhe i dobishëm për vendin.

Shabani u vra duke luftuar ballë për ballë me bandat kriminle  çetnike, gjatë një ofensive të fuqishme  ndëshkuese që kishin marrë  forcat serbe dhe që kishin përfshirë  pothuaj të  gjithë  rajonin e    Ll apit dhe Gallapit,  me ç’rast u kryen shumë  vrasje  e masakrime mbi popullatën civile shqiptare e të pafajshme. 

Për guximin dhe heroizmin  e tij  ndër beteja  dëshmon dhe   bashkëluftëtari  i tij i  ngusht  i  Shabanit,  Nustret  Kuleta, i cili deri në  çastet e fundit  të jetës së tij qëndroi  me të.   Shabani u vra në fshatin Sharban    më  18 .04.1999  duke  pushuar përgjithmonë  në  dheun e Kosovës martire që e vaditi me gjakun e tij të njomë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat