Ndërron jetë këngëtari shqiptar pas aksidentit në Bjeshkët e Deçanit

Lajme

Ndërron jetë këngëtari shqiptar pas aksidentit në Bjeshkët e Deçanit

Nga: P.R Më: 29 prill 2018 Në ora: 22:22
Jeton Kuçi

Ka ndërruar jetë Jeton Kuçi, këngëtari nga Deçani.

 “E diela (29.4.2018) doli të jetë e dhimbshme për familjen Kuçi të Deçanit dhe banorët e kësaj komune. Këngëtari i mirënjohur Jeton Kuçi, nuk ka arritur të përballet me vdekjen pas aksidentit të mdodhur në Bjeshkët e kësaj komune. Jetoni, edhe pse nuk kishte të 40-tat, kishte arritur të bëhët emër i madh në Deçan, jo vetëm si këngëtar, por edhe si person i respektuar dhe i nderuar nga deçanasit. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që kanë njohur Jetonin. Shpirti i tij pushoftë në qetësi!”, ka shkruar në faqen e tij gazetari Adem Lushaj, i cili ka njoftuar për vdekjen e Kuçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat