Pacolli dhe Gashi në konferencën “ Jo Para për terrorin”

Lajme

Pacolli dhe Gashi në konferencën “ Jo Para për terrorin”

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:29
Pamje nga pjesmarrja e ministrit te Puneve te Jashtme, Behgjet Pacolli

Në Paris të Francës mbahet konferenca Ndërkombëtare e nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga gjithë vendet e globit.

Në këtë konferencë, Kosova përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme  Behgjet Pacolli, dhe ministri i brendshëm, Bejtush Gashi.

Në panelet e ndryshme kryesuar nga ministrat e jashtëm, të brendshëm, të drejtësisë së Francës, do të diskutohet për intensifikimin e luftës së përbashkët për të ndërprerë burimet e financimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, me të gjitha mjetet, ato ligjore, të inteligjencës, etj.

“Në këtë konferencë, Kosova do të mbrojë qëndrimin e saj të njohur botërisht se integrimi ndërkombëtar i vendit në strukturat globale të sigurisë, është me interes reciprok dhe është shërbim i madh që Kosova, shtet i ri, i bën luftës ndërkombëtare kundër një të keqeje të përbashkët”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat