Shpërthen kompozitori i njohur: Çfarë skandali me Himnin Kombëtar!

Lajme

Shpërthen kompozitori i njohur: Çfarë skandali me Himnin Kombëtar!

Më: 23 prill 2018 Në ora: 08:45
Statuja e Skenderbeut, Tiranë

Pak orë pas rekomandimit të KE për hapjen e negociatave, kryeministri Rama zgjodhi të falenderojë të gjithë qytetarët, përmes një videoje, me kolonën zanore të Himnit Kombëtar.

Kjo video mesa duket, nuk ka marrë pëlqimin e kompozitorit të njohur Gazmend Mullahi, i cili ka shkruar po në rrjetin social, se Himni Kombëtar është shpërfytyruar, ndërsa e cilëson si një kompozim amator.

“A doni të shihni se ç’pamje dhe çfarë shije ka skandali, se si mund të shpërfytyrohet Hymni Kombëtar Shqiptar?

I konsideruar si një nga hymnet më të bukur dhe më profesional në botë, dëgjojeni këtë kolonë zanore se çfarë u sugjeron një ministre Kulture shqiptarëve, kryekëput amatore.
A e meritojnë shqiptarët këtë?


Turp !!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat