Vokshi: Familjarët në shenjë pakënaqësie janë mbledhur tek Ambasada turke

Lajme

Vokshi: Familjarët në shenjë pakënaqësie janë mbledhur tek Ambasada turke

Më: 31 mars 2018 Në ora: 15:44
Familjarët e shtetasve turq

Urim Vokshi, avokati mbrojtës i zëvendësdrejtorit të kolegjit “Mehmet Akif”, Yusuf Karabina, ka thënë se disa nga familjarët janë mbledhur tek ambasada Turke, për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Vokshi tha se nuk mund të konfirmojë asgjë në lidhje me vendndodhjen e shtetasve turq.

Sipas tij, familjarët janë duke diskutuar për të marrë një qëndrim unik për këtë rast.

“Nuk mund të konfirmoj asgjë. Një pjesë e familjarëve janë ende në aeroportin e Prishtinës, ndërsa pjesa tjetër janë mbledhur tek ambasada turke për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Të njëjtit pas publikimit të videove nëpër disa media janë duke diskutuar për qëndrimin e tyre unik në lidhje me këto ngjarje. Presim dhe ne si avokatë se cili do të jetë qëndrimi i familjarëve”, sqaroi avokati Vokshi.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë sot se qytetarët turq janë larguar me aeroplan nga Kosova ditën e enjte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat