Përfundon saga e “motorrit të Xhemilit”, Veliu ia kalon përfundimisht në pronësi efektivit

Lajme

Përfundon saga e “motorrit të Xhemilit”, Veliu ia kalon përfundimisht në pronësi efektivit

Më: 30 mars 2018 Në ora: 20:57
ilustrim

Në lidhje me skandalin e publikuar ditën e sotme nga Fax News, për motorrin e policisë që iu dhurua dhe iu morr efektivit Xhemil Haluti mësohet se pronësia i ka kaluar përfundimisht efektivit.

Fax News informon se pronësia mbi motorrin i ka kaluar dje nga vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Motorrin, efektivit Haluti ia dhuroi ish-ministri Tahiri në vitin 2016.

Tashmë Xhemil Haluti ka marrë motorrin me të cilin ka punuar 22 vjet të karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat