Zyrtari amerikan i State Departamentit Wess Mitchell sonte ka biseduar me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq.
Siç njofton rts, Mitchell i ka thënë Daçiqit se SHBA-ja e konsideron Serbinë shtyllë të stabilitetit në Ballkan.
Daçiq gjatë takimit atij i ka dorëzuar atë që ai e ka quajtur deklaratë e kryetarit të SHBA-së Woodrow Wilson për Kosovën botuar në New York Times më 19 qershor 1918 me titullin "E festojmë Kosovën si Ditën e Nderit”.
Ndihmëssekretari i SHBA-së për Europë dhe Euroazi Wess Mitchell gjatë bisedës me Daçiqin ka theksuar se SHBA-ja Serbinë e konsideron si njërin nga vendet më të rëndësishme të rajonit dhe shtyllë të stabiltetit në Ballkan.
Zyrtari nga SHBA-ja ka thënë se vendi i tij e përkrah vazhdimisht rrugën europaine të Serbisë, ka kumtuar MPJ e Serbisë
Në bisedime janë trajtuar me rëndësi për rajonin si dhe është folur për vazhdimin e dialogut në Bruksel me Kosovën.
Daçia ka thënë se “vlerësohet përkrahja e SHBA-së ndërsa ka përkujtuar 100 vjetorin e ngritjes së flamurit serb në Shtëpinë Bardhë si shenjë e aleancës ndërmjet dy vendeve”.