Deputetja e Vetëvendosjes thotë se liberalizimin e vizave e presin vetëm të semurët!

Lajme

Deputetja e Vetëvendosjes thotë se liberalizimin e vizave e presin vetëm të semurët!

Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:25
Ilustrim

Deputetja e Vetëvendosjes, ka habitur me konstatimin e saj në lidhje me liberalizimin e vizave.

Sipas deputetës Fatmire Kollçaku, liberalizimi i vizave nuk pritet të ndodh shpejt dhe kosovarët po presin kot për këtë.

Kollçaku në emisionin Rubikon, ka thënë se BE-ja, nuk po i qaset Kosovës si shtet, ndërsa liberalizimin sipas saj po e presin vetëm të sëmurët që kanë nevoj për shërim jashtë vendit

“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodh shpejt, sot liberalizimin e pret ai që është i smut e që po mendon se qysh me shku me qat vizë në BE të shërohet”, ka thënë Kollçaku, transmeton Magazina.al

Kollçaku duket se nuk i ka parë vetëm pamjet e fundit që vinë nga Ambasadat ku më mijëra qytetarë presin para dyerve të ambasadave, e shumica prej tyre janë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat