Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas dy çmimeve që fitoi këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se artistet tona po na bëjnë krenarë me sukseset nëpër botë, përcjell Bota sot.
Ai përmend çmimet e Lipës dhe thotë se shkëlqimit të saj i gëzohen të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë:
Artistet tona çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë me suksese kudo në botë.
Dua Lipa theu rekorde me më së shumti nominime për çmimin prestigjioz “Brit Aëards 2018”, ndërsa sonte u shpall artistja më e mirë e vitit dhe fitoi çmimin “zbulimi më i madh artistik i vitit”.
Shkëlqimit global të Duas i gëzohen të gjithë qytetarët tanë. HTH.