Edhe Apeli lë në liri dy policët që dyshoheshin se fshehën provat në rastin Ivanoviq

Lajme

Edhe Apeli lë në liri dy policët që dyshoheshin se fshehën provat në rastin Ivanoviq

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 12 shkurt sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarve Zh.J. dhe D.M.

I pari po dyshohet për  veprat penale  “Manipulim më prova” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Ndërsa i dyti për veprën penale “Manipulim më prova”.

Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, gjeti se ankesa e prokurorisë kundër vendimit të shkallës së parë  është e pa bazuar, pasi që Gjykata Themelore, ka vepruar drejt  kur ka refuzuar propozimin e prokurorisë për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurve, ngase  nuk ka ofruar prova bindëse, që do të arsyetonin pretendimin se pse është i nevojshëm paraburgimi në këtë fazë të procedurës.

Gjithashtu, kjo gjykatë, vlerëson se në rastin konkret, nuk janë plotësuar kushtet ligjore të  parapara në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat