1 miliard USD: SHBA ndërton ambasadën më të shtrenjtë në botë

Lajme

1 miliard USD: SHBA ndërton ambasadën më të shtrenjtë në botë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 10:07
Ambasada po ndërtohet në ‘Nine Elms’ dhe kostoja e saj i ka tejkaluar 1 miliard dollarë.

Këto janë fotot e para nga ajo që është cilësuar si ambasada më e shtrenjtë në botë.

Bëhet fjalë për ambasadën amerikane në Londër.

Ambasada rrethohet nga një kanal uji, çka e bën të vështirë për të depërtuar terroristët.

Ambasada po ndërtohet në ‘Nine Elms’ dhe kostoja e saj i ka tejkaluar 1 miliard dollarë.

Eksteriori i ambasadës do të jetë anti-plumb.

Ambasada do ketë edhe mbrojtës kundër kamionëve-kamikazë.

Pranë ambasadës po ndërtohet një godinë që quhet “Kopshtet e ambasadës”.

Projekti parashikon apartamente, një hotel, dyqane, restorante dhe të parën pishinë në qiell.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat