Rrahen me grushta e shkelma në prezencë të policit, ai i injoron dhe sillet sikur asgjë e keqe nuk po ndodhë (+18)

Lajme

Rrahen me grushta e shkelma në prezencë të policit, ai i injoron dhe sillet sikur asgjë e keqe nuk po ndodhë (+18)

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 16:49
Pamje nga video

Një video që ka filluar të qarkullojë në rrjete sociale ka shokuar botën, për faktin se në të shfaqen dy të rinj duke u rrahur midis rrugës, derisa pranë tyre qëndron polici i trafikut i cili nuk ndërmerr asgjë për t’i ndalur.

Edhe pse ende nuk dihet se ku ka ndodhur kjo ngjarje, një gjë është e sigurt që ky polic do të duhej të qortohej nga zyrtarët e tij, pasi nuk veproi për t’i ndalur të rinjtë që po rraheshin.

Në videon e shumëpërfolur, shfaqen dy djem të cilët në mes të rrugës të mbushur me vetura rrahen me grushta e shkelma, kurse polici i trafikut që ishte shumë afër tyre vetëm i shikon thuajse nuk po ndodh asgjë e keqe.

Shumë persona që kanë pasur rastin të shohin videon kanë kritikuar ashpër veprimin e policit gjakftohtë, derisa disa tjerë ishin të bindur se kishte vepruar mirë, pasi është dashur të ndërhyj vetëm atëherë kur këta të rinj të përfundojnë rrahjen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat