Policia jep detaje për plaçkitjen në Prishtinë

Lajme

Policia jep detaje për plaçkitjen në Prishtinë

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 19:40
Ilustrim

Sot rreth orës 15:20 minuta ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në Prishtinë konkretisht në lagjen Lakrishtë.

Disa persona të armatosur dhe të mbuluar me maska kanë plaçkitur një automjet me para, mirëpo nuk dihet shuma që kanë marrë.

Zedhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Fora Ahmeti ka dhënë detaje mbi incidentit ku ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar.

“Në orën 15:20 ka ndodhur një grabitje e armatosur. Policia është ne vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Nuk ka të arrestuar deri më tani”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka thënë se detajet e tjera rreth ngjarjes do të jepen më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat