Vuçiq: Kosova u pajtua që Sekretari i RYCO të jetë serb

Lajme

Vuçiq: Kosova u pajtua që Sekretari i RYCO të jetë serb

Më: 26 mars 2017 Në ora: 20:55
Aleksandar Vuçiq

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor e Ballkanit Perëndimor (RYCO) do të udhëhiqet nga një serb. Kosova është pajtuar për këtë, ka bërë të ditur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë për të përditshmen austriake "Der Standard" se të mërkurën është vendosur që sekretar i përgjithshëm i RYCO të jetë një serb.

Të mërkurën, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, dhe Faton Peci, këshilltar i ministrit Kujtim Shala, kanë qëndruar në Berlin, ku është mbajtur takimi i Bordit Qeveritar për projektin e RYCO – projekt që derivon nga procesi i Berlinit.

Hoti ka takuar edhe këshilltarin për Çështje të Huaja dhe të Sigurisë në Kancelarinë Federale, Mr. Christoph Heusgen dhe këshilltarin e kancelares Merkel për Politikë të  Jashtme, Matthias Luttenberg, në ambientet e Kancelarisë Federale, të cilëve iu kanë thënë se projekti do të jetë i vështirë për t'u realizuar në Kosovë për shkak që vendi ynë vazhdon të mbetet i izoluar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat