Aksion i madh: 800 policë austriakë arrestojnë 14 persona të dyshuar për terrorizëm, asnjëri nga Kosova dhe Shqipëria

Lajme

Aksion i madh: 800 policë austriakë arrestojnë 14 persona të dyshuar për terrorizëm, asnjëri nga Kosova dhe Shqipëria

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 janar 2017 Në ora: 18:51
Fotoja e ilustruar nga Krone.at

Nga një kontroll masiv anti-terrori në Austri janë arrestuar 14 persona të dyshuar për lidhje terroriste dhe bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik, shkruan kronet.at. Në aksion kanë marrë pjesë 800 policë, ndërsa bastisjet janë kryer në Graz dhe Vjenë. Prokuroria e Grazit ka dalë me kumtesë për shtyp duke hedhur dyshimet se 14 personat kishin tentuar të krijojnë një rrjet xhihadizimi në vendin alpik.

Të arrestuarit janë persona nga Bosnja, Maqedonia, Bulgaria dhe Siria, ndërsa kishte edhe tre persona austriakë me origjinë të huaj. Tre të arrestuar janë gra, ku sëpaku dy prej tyre u janë arrestuar edhe burrave.

Prokuroria nuk deshte ti përgjigje pyetjes së mediave austriake nëse 14 personat kishin përgatitur ndonjë sulm terrorist. 

Rrjeti i dyshuar për terrorizëm është i imamit boshnjak Mirsad Omerovic, i cili është dënuar me 20 vjet heqje lirie për rekutrime të ushtarëve për ISIS.

Sipas ministrisë së brendshme austriake 300 persona nga Austria i janë bashkangjitur xhihadistëve në Siri dhe Irak, ku shumica e tyre janë me origjinë boshnjake e çeçene. 40 prej tyre kanë vdekur, ndërsa 90 sosh janë rikthyer në Austri./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat