Malazezi nga Podgorica në Belgjikë, që nuk dinë asnjë fjalë shqip, por që ja thotë flakë këngës shqipe

Lajme

Malazezi nga Podgorica në Belgjikë, që nuk dinë asnjë fjalë shqip, por që ja thotë flakë këngës shqipe

Më: 23 janar 2017 Në ora: 17:09
Goran Vratnica

Se muzika është  një art pa kufi dhe se kënga shqipe është joshëse  jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të tjerët, është rasti me malazezin Goran Vratnica nga Pordgorica i cili jeton dhe vepron qe 20 vjet në Belgjikë.

Ai qe dy decnie jeton ne vend te huaj në Belgjikë, por muzikën dhe kënget e vendlindjes nuk i ka harruar, madje edhe ato shqip, sepse siç  thotë ai “me këto këngë jemi rritur” që shpesh në festa e ahengje ja thotë flakë këngës shqipe pa kurrfarë kompleksi.

“Une nuk flas mirë shqip, nuk është gjuha ime amtare. Jam nga Malit Zi (Podgoricë) dhe jetoj në Belgjikë tash e 20 vjet. Për mua muzika është nji hobi. Muzika shqipe me pëlqen mua shumë…” është ky emaili që  ka arritur në redaksise e “Presheva Jonë” nënshkruar nga vetë këngëtari malazais Goran Vratncia nga Potgodrica.

Une kam incizuar 5 këng : “BARESHA” (10/2016), “RROKA MANDOLINEN” (2013), “ANI MORI NUSE” (2013), “MOJ E MIRA NËPËR THERRA”(2013), dhe tjetra qe nuk është e postuar në Yu-tube është “DIL MOJ VASHË” (10/2016) …

Për të dëshmuar se muzika dhe kënga nuk ka kufij  ja disa këngë , VIDEO poshtë  të këngëtarit të njohur malazez Goran Vratncia.

Falemnderit, hvala “zemo” përshendetje nga Prishtina nga Presheva, Kosova Lindore !…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat