Ilazi: Komunat po largojnë lëndët filozofike nga planet mësimore

Lajme

Ilazi: Komunat po largojnë lëndët filozofike nga planet mësimore

Më: 23 janar 2017 Në ora: 09:17
Hasnije Ilazi

Shoqata e Filozofëve të Kosovës, javën e kaluar ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin në krye të saj është rizgjedhur Hasnije Ilazi.

Për të diskutuar rreth aktiviteteve të shoqatës, sfidat etj, sot në Emisionin e mëngjesit në transmetuesin publik, mysafire e mëngjesit në Televizionin Publik ishte Hasnije Ilazi, e  cila është rizgjedhur në krye të shoqatës.

“Besoj që për filozofi është më tepër punë se sa privilegj. Ne jemi në një periudhë shumë të vrullshëm të shoqatës. Në vitin e kaluar e kemi përfshirë shoqatën në shoqatën ndërkombëtare të filozofëve dhe për këtë kemi mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm”, ka thënë ajo.

Sipas saj përfshirja e shoqatës në filozofinë botërore, ka bërë të amortizohemi.

“Shoqata është punë vullnetare. Ne punojmë në baza vullnetare dhe bëhet nga njerëz të vullnetit të mirë”, ka thënë ajo. Sipas saj Shoqata e Filozofëve të Kosovës, u jep mundësi të gjithë atyre që nuk janë pjesë e botës akademike.

“Shoqata e Filozofëve të Kosovës është nju mundësi e mirë për ata që merren me filozofi, lexojnë për filozofi. Ne kemi pasur bashkëpunim të mirë me Departamentin e Filozofisë së UP-së. Profesorët e filozofisë janë edhe anëtarë të kryesisë”, ka thënë ajo.

“Ne kemi disa aktivitet që janë me rëndësi për shoqatën. Ne realizojmë edhe emisionin në RTK, “Filozofema” që është një mundësi e jona për të qenë më afër publikut. Po ashtu edhe konferencën ndërkombëtare e organizojmë në Prishtinë’, ka thënë ajo.

Ilazi ka thënë se zhvillimet e fundit, qoftë në Kosovë,apo më gjerë, ka bërë të harrohet njerëzorja.

Ajo ka kritikuar disa komuna që i kanë larguar lëndët e filozofisë dhe të logjikës.

“Është jo normale që të largohen lëndët jo komerciale. Janë lëndë humane, në të gjitha vendet e Evropës dhe të tjera janë pjesë e sistemit arsimor. Tek ne po ka eufori. Duhet të ruhet një balancë, të ndihmohet që lëndët humane të jenë pjesë në proces dhe të jo hiqen. Pra disa komuna kanë larguar nga lëndët mësimore. Ne i kemi dërguar shkresë MASHT-it për këto vendime të komunave”, ka thënë ajo.

Ilazi ka bërë me dije se është shtuar interesimi i të rinjve për të studiuar filozofi.

“Për 40 vende, kemi pasur mbi 400 aplikime të të rinjve për të studiuar në Universitetin e Prishtinës në departamentin e filozofisë. Kjo është një tregues i mirë që ka interesim”, ka thënë Ilazi.

Ajo ka thënë se Kosova është para disa vendet të rajoni, siç është Serbia dhe Shqipëria.

‘Më shumë na njohin jaht vendit se sa në Kosovë. Fatkeqësisht nuk kemi mbështetje këtu në Kosovë. Kemi pasur përkrahja nga Ambasada e Zvicrës, Komuna e Prishtinës”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat