Treni serb nis udhëtimin në drejtim të ri

Lajme

Treni serb nis udhëtimin në drejtim të ri

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:59
Treni serb

Treni serb i cili ishte i destinuar për të qarkulluar në relacionin Beogradi – Mitrovicë, u transferua në qendrën hekurudhore të Kraljevës.

Që nga mëngjesi i sotëm ky tren i cili më 14 janar u kthye mbrapsht në Serbi nga autoritetet kosovare rregullisht do të transportojë pasagjerë në relacionin Kraljevë – Çaçak – Pozhegë – Uzhicë.

Radio Televizioni i Serbisë raporton se pasagjerët e para ishin kryesisht studentë dhe punëtorë që udhëtojnë çdo mëngjes në Çaçak.

Brenda trenit i cili të shtunën u nis për Kosovë dhe nuk u lejua nga autoritetet kosovare të hyjë në Kosovë janë të vizatuara freska të manastireve serbe, ndërsa jashtë tij vendosur mesazhe “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat