Të bllokuarit nga orteku i borës në hotel: 'Ndihmë, po vdesim nga të ftohtit'

Lajme

Të bllokuarit nga orteku i borës në hotel: 'Ndihmë, po vdesim nga të ftohtit'

Më: 19 janar 2017 Në ora: 12:16
Orteku i ka mbuluar makinat, fermat e kafshëve si dhe pjesë të hotelit “Rigopiano” në Abruzzo, në lindje të Romës.

Druhet se deri në 30 persona kanë vdekur në një hotel të njohur italian i cili u godit nga një ortek i madh i borës pas një tërmeti.

Orteku i ka mbuluar makinat, fermat e kafshëve si dhe pjesë të hotelit “Rigopiano” në Abruzzo, në lindje të Romës.

Ndërkohë, personat e bllokuar brenda hotelit nga orteku i borës kanë dërguar mesazhe duke kërkuar ndihmë: “Ndihmë, ndihmë po vdesim nga të ftohtit,” raporton Corriere Della Sera.

Ekipet emergjente janë duke tentuar që të arrijë te viktimat, por stuhia e borës është duke e pamundësuar kalimin afër hotelit.

Raportohet se telefonat e njerëzve që gjenden nën rrënojat e hotelit tashmë janë fikur për shkak të ftohtit dhe të afërmit nuk janë në gjendje t’i marrin ata në telefon.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat