2016-ta ishte viti më i ngrohtë ndonjëherë

Lajme

2016-ta ishte viti më i ngrohtë ndonjëherë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 12:12
Ilustrim

Viti që lamë pas, ishte më i ngrohti që është regjistruar ndonjëherë, kanë thënë dy agjenci federale amerikane të mërkurën në mëngjes.

Të gjeturat nga analizat e ndara të NASA-s dhe National Oceanic and Atmospheric Administration, kanë shënuar rritje të larta të temperaturave dhe se këtë vit ato ishin mbi mesatare.

NASA thotë se në vitin 2016-të, temperaturat ishin për 1.78 shkallë më të larta se ato mesataret e shekullit të 20-të, ndërsa NOAA thotë se ishin 1.69 gratë më të larta.

“Këto janë trendet që kemi parë të rriten që nga viti 1970, dhe nuk kanë pauzuar kurrë”, ka thënë drejtori i NASA’s Gavin Schmidt, shkruan Huffington Post.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat