“Tempulli” dhe AMRKS me konferencë ndërkombëtare për Sigurinë Rrugore dhe Transport

Lajme

“Tempulli” dhe AMRKS me konferencë ndërkombëtare për Sigurinë Rrugore dhe Transport

Më: 18 janar 2017 Në ora: 14:32
Ilustrim

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike "Tempulli" dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS do të organizojnë Konferencën e katërt ndërkombëtare “Siguria si sfidë kyçe për transport të qëndrueshëm dhe mobilitet".

Sipas njoftimit për media, konferenca në fjalë mbështetet nga IRU Academy, European Transport Safety Council – ETSC, Centre for Transport and Logistics “Sapienza” – University of Rome dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.

 Në këtë konferencë do marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të larta qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat kanë mandat ligjor dhe trajtojnë çështjet e transportit dhe sigurisë rrugore

Në panele të ndara do të prezantojnë përfaqësuesit nga IRU Academy (Zvicër), La prevention routiere internationale-PRI (Maroko), Promotrans (Francë), Federata Europiane e viktimave në trafikun rrugor (Belgjikë), Instituti i Belgjikës për siguri në rrugë (Belgjikë), Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Universiteti Politeknik i Tiranës (Shqipëri), Ministria e Infrastrukturës, Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Ministria e Punëve të Brendshme, Komuna e Prishtinës, Policia e Kosovës, OSBE, KFOR-i, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, etj.

Konferenca mbahet  më 20 janar, duke filluar nga ora 09:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat