Një vozitës i një veture ka mbetur i vdekur në Kragujevc, pasi është përplasur nga një tren, raporton media serbe.
Aksidenti ka ndodhur derisa vetura ishte duke kaluar mbi hekurudhë në një vendkalim të pashënjuar.
Përplasja nga e cila ka mbetur i vdekur vozitësi ka ndodhur në fshatin Mala Vaga rreth orës 5:30 të mëngjesit, ka thënë Drejtori i Emergjencave, Aleksandër Klickoviq.