Itali: Autoritetet i marrin fëmijët shqiptares

Lajme

Itali: Autoritetet i marrin fëmijët shqiptares

Më: 18 janar 2017 Në ora: 11:43
Policia italiane, foto ilustruese

Një gruaje shqiptare në Itali, autoritetet kanë vendosur t’i marrin dy vajzat, njëra e moshës 10-të vjeçare dhe tjetra 12-të vjeçare.

Kjo për arsye se vajzat e vogla ishin viktima të dhunës sistematike të nënës së tyre dhe një xhaxhai.

Ajo i rrihte me okllai, pa motiv. Vajzat ua treguan historinë e tyre mësuesve respektive në shkollë, në qytetin Miranese. Mësueset njoftuan policinë dhe më 11 janar dy të miturat u shtruan në repartin e pediatrisë, pasi u morën nën kujdes nga Shërbimi Social. Ato kanë thënë se qëlloheshin me shkelma pa ndonjë motiv dhe se edhe tani kishin frikë ta shihnin nënën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat