Një grua është arrestuar nën dyshimin që ka kidnapuar dy vajzat e saj, para më shumë se 30 viteve.
Elaine Yater kishte marrë vajzën e saj Kimberly e cila në atëkohë ishte katërvjeçe dhe Kelly që ishte 10 muajshe, më 26 gusht të vitit 1985.
Vajzat ishin raportuar të zhdukura dhe nuk ishin parë më në shtëpinë e babait të tyre në Rhode Island. Në atë kohë babai i vajzave, Russell Yates ishte në një betejë ligjore me ish gruan sa i përket kujdestarisë së fëmijëve.
Gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka jetuar nën identitetin e Liana L.Waldberg.
Vajzat e saj tani janë njëra 35 e tjetra 32, janë gjetur duke jetuar në zonën e Houston.
Të dyja gratë janë identifikuar mirëpo identitetet e tyre nuk janë zbuluar.
“Gjithmonë jam munduar t’i gjej fëmijët e mi. E tani, është në duart e tyre nëse dëshirojnë të takohen me mua”, ka thënë Russell në momentin kur kuptoi për vajzat.
Yates do të akuzohet për kidnapim të fëmijëve, por ish burri i saj ka thënë se nuk do e ndjek atë penalisht.
“Kjo gjë nuk do i ndihmonte askujt. Unë vetëm dua t’i shoh fëmijët e mi”.
Yates i kishte rrëmbyer fëmijët e saj pasi kishte kuptuar që ish burri i saj ishte lidhur me një grua.
Russell e ka pranuar që në një moment teksa po diskutonin për tradhtinë që ai i kishte bërë e kishte goditur, por pretendon që ishte ajo e para që e sulmoi.