Dënohet me vdekje nëna që e dogji të bijën për së gjalli

Lajme

Dënohet me vdekje nëna që e dogji të bijën për së gjalli

Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:42
Zeenat Rafi, vajza të cilën nëna e saj e dogji të gjallë

Një gjykatë në Pakistan e ka dënuar me vdekje një nënë, e cila e dogji të bijën për së gjalli si ndëshkim se ishte martuar pa pëlqimin e familjes.

Në qershor të vitit të kaluar, nëna Parveen Bibi e pranoi para gjykatës në qytetin Lahore.

Ajo kishte thënë se vajza e saj e kishte turpëruar familjen prandaj dhe e kishte djegur për së gjalli.

Ndërkohë, policia tha se vajza 18-vjeçare e quajtur Zeenat Rafiq ishte martuar me Hassan Khan dhe kishte ikur për të jetuar me familjen e tij një javë para se të vritej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat