Ndahen 200 bursa studimore

Lajme

Ndahen 200 bursa studimore

Më: 17 janar 2017 Në ora: 07:30
Ilustrim

BE-ja dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ndajnë bursa për 200 studentë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Në përpjekje për të përmirësuar perspektivat e arsimit, projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetja e BE-së për zbatimin e fazës së dytë të strategjisë për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian” (EU-SIMRAES II) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ndajnë 200 bursa për studentët e nivelit sekondar të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Aktiviteti është pjesë e një projekti më të gjerë, i cili ndër të tjera përfshin mbështetjen për edukimin fillestar dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në këtë sektor. Ngjarja shënon përpjekjet më të gjera të MASHT-it dhe donatorëve me qëllim të përmirësimit të jetesës dhe perspektivave për të ardhmen të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat