Kamioni humb kontrollin në rrugën me borë, përplaset me veturat që prisnin në kolonë

Lajme

Kamioni humb kontrollin në rrugën me borë, përplaset me veturat që prisnin në kolonë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:59
Pamje nga videoja

Në një autostradë të Ontarios në Kanada, një kamion e ka humbur kontrollin si pasojë e stuhisë së borës dhe është përplasur me disa vetura.

Këto të fundit, ishin në mesin e afro 100 të tjerave që kishin zënë katër shiritat e rrugës, sepse ishin krijuar kolona të gjata, shkaku i kushteve të vështira të udhëtimit.

Në fund të videos së postuar më poshtë, mund të shihni momentin kritik, kur kabina e kthyer e kamionit del në korsenë tjetër, derisa rimorkio me disa metra përplaset me automjetet.

Nuk raportohet për të njerëz të lënduar rënë, por vetëm për dëme materiale dhe ndërprerje të lëvizjes së automjeteve për shkak të këtij rasti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat