Zvicër: Pedofili i dyshuar është shtetas i Maqedonisë, dhunoi seksualisht vajzën shtatë vjeçare

Lajme

Zvicër: Pedofili i dyshuar është shtetas i Maqedonisë, dhunoi seksualisht vajzën shtatë vjeçare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 janar 2017 Në ora: 13:54
Ilustrim

RIDDES, 12 janar - Policia kantoniale e Wallis ka arrestuar një pedofil maqedonas, me banim në Francë. Ai akuzohet për dhunim të një vajze shtatë vjeçare.

Ai është tmerri i gjithë prindërve: Një i panjohur merr në veturë vajzën shtatëvjeçare gjatë natës së 27 dhjetorit në Riddes. Pedofili i tmerrshëm i premtoi vajzës se do e dërgonte në shtëpi, megjithatë gjatë rrugës ai e ngacmoi seksualisht në mënyra të ndryshme. Më pas e la atë të lirë, shkruan BLICK.

Policia e alarmuar menjëherë filloi kërkimet për kapjen e pedofilit. “Një numër i madh i agjentëve kanë punuar pa pushim deri në gjetjen e tij,” shkruan policia e Wallis, përcjell botasot.info. “Bëheshte fjalë për një 37 vjeçar pa adresë banimi në Zvicër dhe me leje qëndrimi në Francë.”

Hetimet vijojnë dhe analizojnë gjurmët e ADN. I akuzuari 37 vjeçar ndodhet në paraburgim. Sipas policisë ai e kishte lënë të lirë vajzën pranë një kishe, pasi kishte përfunduar aktin e tmerrshëm të dhunimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat