Një rrugë me emrin e humanistes austriake dr.Marianne Graf

Lajme

Një rrugë me emrin e humanistes austriake dr.Marianne Graf

Nga: Gjon Keka Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 08:37
dr.Marianne Graf

Kërkoj nga komuna e Prishtinës, apo ndonjë komunë tjetër në republikën e Kosovës që në njërën nga rrugët e saj të emëroj me emrin e humanistes austriake dr.Marianne Graf.

Emërimi i rrugës me këtë emër do të ishte një falenderim për mbështetjen e kësaj zonje dhe të shtetit austriak në kohën më të vështirë të vuajtjeve të popullit të Kosovës që largohej nga shtëpitë e tyre dhe vendosej në Shqipëri, ku ajo me shoqatën e saj ndihmoj refugjatët e Kosovës me të gjitha mundësit që kishte sidomos në kampe të ndryshme ku ishin vendos.

Poashtu kjo humaniste austriake akoma edhe sot ndihmon shumë familje dhe me programe e projekte të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri në kuadër të shoqatës së partneritetit në mes të Austrisë dhe Shqipërisë .

Prandaj kërkoj nga institucionet përgjegjëse që të shqyrtojn këtë kërkes timen që në ndonjë nga qytetet e Kosovës të emërohet një rrugë me emrin e kësaj humaniste të nderuar.

Dr.Marianne Graf, ka lindur në vitin 1951, në Steiermark të Austrisë. Është e njohur në fillimet e karrierës së saj si mësuese, pedagoge dhe administratore sociale.

Është drejtuese e organizatës humanitare ndihmëse “Partneriteti Shqipëri–Austri”, të cilën e themeloi dhe e ngriti në vitin 1992 së bashku me të shoqin, Dip.Ing. Wilhelm Graf.(https://de.wikipedia.org/wiki/Marianne_Graf)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat