Arrestohet shqiptari nga Kosova i akuzuar për terrorizëm

Lajme

Arrestohet shqiptari nga Kosova i akuzuar për terrorizëm

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 18:21
Ilustrim

Një 30-vjeçar nga Kosova, i akuzuar për terrorizëm u arrestua ditën e sotme në Morinë nga strukturat e Antiterrorit. Në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale e terroriste, sidomos gjatë festave të fundvitit, është zhvilluar sot në Morinë-Kukës aksioni për kapjen e 30-vjeçarit Enos Begolli nga Mitrovica.

Strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë si dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, terroriste gjatë kryerjes së veprimeve operacionale me metoda speciale bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e një personi në kërkim, shtetasit të Kosovës Enos Begolli, 30 vjec, lindur dhe banues në Mitrovicë Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare për Terrorizëm dhe ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi ka qenë i dënuar nga ky shtet me 4 vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri si pjesëtar i ISIS&, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kryerjes së procedurave ligjore nga ana jonë ky shtetas iu dorëzua strukturave të policisë së Kosovës nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, Kukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat