Dy migrantë vdesin pas përmbysjes së një automjeti në Serbi

Lajme

Dy migrantë vdesin pas përmbysjes së një automjeti në Serbi

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 13:05
Ilustrim

Dy emigrantë kanë vdekur sot dhe 10 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, kur një automjet, që po i transportonte kontrabandë përmes Serbisë u përmbys, raportoi televizioni shtetëror serb.

Një kamionçinë e mbushur me njerëz u përmbys në Drazhevaç, 220 kilometra në jug të Beogradit, ndërkohë që po i ikte policisë përgjatë autostradës nga Nis.

Shoferi u arratis.

“Në mesin e atyre të plagosur, pesë ishin fëmijë”, raporton media, duke cituar kreun e klinikës mjekësore emergjente në Nis, Miodrag Lazic.

Nëntë muaj pasi rruga ballkanike e emigrantëve u mbyll zyrtarisht, emigrantët vazhdojnë ende ta përdorin atë, por tashmë janë të detyruar të paguajnë kontrabandistët për t’i transportuar drejt vendeve të pasura të Bashkimit Evropian.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat