Të punësuarve në sektorin publik, u dalin rrogat e dhjetorit

Lajme

Të punësuarve në sektorin publik, u dalin rrogat e dhjetorit

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 16:14
Ilustrim

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, se ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, gjithashtu ka bërë edhe ekzekutimin e skemave sociale dhe pensioneve.

Për shkak të festave të fund vitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, Ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë qytetarëve të Republikës së  Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat