Shokuese: Edukatorja rrah brutalisht fëmijët, vetëm pse nuk dinin të vallëzonin (+18)

Lajme

Shokuese: Edukatorja rrah brutalisht fëmijët, vetëm pse nuk dinin të vallëzonin (+18)

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 22:23
Edukatorja me fëmijët

Një edukatore është pushuar nga puna pasi është filmuar teksa rrihte dy të mitur të cilët nuk po mësonin lëvizjet e një kërcimi për një eveniment që kopshti kishte organizuar për Krishtlindje.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur disa ditë para fundjavës festive në qytetin e Lu’an në provincën e Anhui të Kinës.

Kamerat e sigurisë të kopshtit tregojnë dy vajza të moshës 4-5 vjeçe të cilat ishin pjesë e një grupi kërcimi që do të performonin para të gjithë prindërve në koncertin që do zhvillohej me rastin e festave të fundvitit.

Por ndërsa dy vajzat ngatërruan kërcimin, reagimi i edukatores ka qenë shumë i rëndë duke i përplasur në mur e më pas i ka goditur.

Fëmijët u kanë treguar prindërve të tyre, e këta të fundit kërkuan të shihnin pamjet filmike.

Raportohet se pas verifikimit të pamjeve edukatorja në fjalë është pushuar nga puna, por kjo është një masë shumë e lehtë sipas prindërve që kërkojnë ndëshkim më rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat