Momenti kur ushtria irakiane hedh në ajër veturën e ISIS-it (+16)

Lajme

Momenti kur ushtria irakiane hedh në ajër veturën e ISIS-it (+16)

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 21:29
Pamje kur ushtria irakiane hedh në ajër veturën e ISIS-it

Një video rrëqethëse e publikuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur një veturë e blinduar e ISIS-it hidhet në erë, derisa po tentonte të ikte nga forcat e armatosura të Irakut pranë qytetit të Mosulit.

Në video mund të shihet se si vetura derisa po lëvizte nëpër një terren më rërë, shpërthen në tentim për të ikur nga qyteti ku po zhvillohen beteja të ashpra mes xhihadistëve të ISIS-it dhe forcave të armatosura të Irakut.

Vetura e blinduar po transportonte eksploziv të improvizuar (VBIED), ndërsa shoferi i saj gjithashtu i mbështjellë me eksploziv, hidhet në erë në momentin kur goditet nga plumbat e ushtrisë irakiane.

Por përveç plumbave, rënia në një liqen kontribuoi në shpërthimin e veturës së mbushur me eksploziv. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat