Lëvizja Vetëvendosje uron për Krishtilindje

Lajme

Lëvizja Vetëvendosje uron për Krishtilindje

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 16:47

Të dashur besimtarë të krishterë, Lëvizja VETËVENDOSJE! ju uron kremtën e Krishtlindjeve. Të jeni sa më të lumtur e të gëzuar në familjet tuaja e ne shoqërinë tuaj.

Të mos harrojmë në këto ditë festash se Krishti lindi në një stallë, e dëshmitarë në lindjen e tij ishin tre shtegtarë nga Lindja e Mesme, të cilët i përkisnin feve të tjera.

Në këto kohë të vështira për qytetërimin, ta mbajmë zemrën dhe mendjen të hapur për të varfrit e të pastrehët, për shtegtarët e refugjatët e për personat e besimeve e kulturave të tjera.

Tradita jonë kombëtare i ka bërë bashkë besimet e ndryshme, për një projekt të përbashkët. Ndaj i urojmë së bashku edhe festat e veçanta.

Gëzuar Krishtlindjet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat